“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Këto kohë kanë filluar të më dalin shumë hemorroide. A mund të më thoni një lloj diete ushqimore e cila është e mirë për t’u përdorur në mënyrë që të shmang një vuajtje të tillë?
Mjeku: Pyetja e pacientes është e drejtë. Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut për formimin e hemorroideve. Kjo pasi parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale. Kur dieta ushqimore është korrekte, e pasur hemorroideme lëngje dhe fibra arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë, duke mënjanuar problemet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.
Linja e të ngrënit është:
Sa më shumë të ziera dhe të pjekura
Evitoni të skuqurat, pikantet, lajthitë, bajamet, çokollatat
Sa më shumë lëngje, për të shmangur dehidratimin e trupit.
Për sa i përket përditshmërisë, do të rekomandoja të shmanget pozicioni ulur në karrige për një kohë të gjatë. Si dhe është e rëndësishme të shmangni uljen në vendet e ftohta. Gjithmonë duhet të ketë një jastëk mbi karrige.
Aktiviteti fizik, ku përshihet e ecura, dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.