MENU
klinika

Kinematografia Shqiptare

Kadri Roshi, legjendari i kinematografisë shqiptare

17.11.2018 - 20:25

Nga Eugent Kllapi

Kadri Roshi është një nga shtyllat e forta që bëri kinematografi për të gjithë. Një emër i madh që të risjell një jetë të madhe artistike, dhe sa njerëzor.

 

Ai lindi në Ballsh të rrethit të Malllakastrës në 4 janar më 1924. Studimet e larta ai i kreu në Pragë. E ëma Sabrija, e la jetim Kadriun në moshën 2 vjeçare, më pas dhe babai, Maksuti e la jetim për herë të dytë në moshën 12 vjeçare, edhe ai ndërron jetë. Studimet e larta i kreu në Pragë, në vitin 1951. Në moshën 21 vjeçare ai është një nga aktorët që krijojnë teatrin por njëkohësisht edhe kinematografinë shqiptare.

Në kinematografinë shqiptare ai pati një karrierë të gjatë profesionale në plot 180 role të tij përkrah emrave të shquar të artistëve të tjerë bashkëkohës.

Është nga artistët me shprehjen më të madhe profesionale, me mimikë dhe plastikë të jashtzakonshme, me një bashkëpunim artistësh profesional të mrekullueshëm.

Ai ishte një nga personalitetet e forta që ndërthurte bukur rolin. Në jetën e tij artistike ka si role negative dhe role pozitive.

Njerëzit duan mistifikimin e së mirës, por artisti profesionist njgjizet në arritjen e së keqes, negatives, sepse aty është shkalla më e lartë e profesionalizmit. Ai diti t’i kapë mjeshtërisht të gjitha rolet. Të gjitha ishin pozitive sepse arti sjell vetëm pozitivitet.

 

Ai i shpreh lirshëm në mënyrë natyrale sa edhe artistike të gjitha rolet. Përshtatet në botën e egër, të vuajtur apo luftarake, të personaliteteve të ngritura si dhe role ku shprehen njerëz të ulët, me shpirt të vegjël, arrogantë, maskarenj, fodullë etj. Është gjenial për këtë përshtatje.

Nuk kishte të dytë si ai në natyrshmërinë dhe në dinamikën që shprehte rolet nëpër filmat kinematografikë.

Fare mirë mund të ishte si aktorët e mëdhenj të Hollivudit. Ai luan pa vështrësi të gjitha karakteret e njerëzve, të gjitha statuset, postet, shpreh të gjitha llojet e emocioneve, kalon të tëra llojet e vështirësive. Siç është shprehur shpesh ai falë një grupi kolegësh që jepnin gjithçka për profeisonin ngriti karrierën e vet.

 

Çfarë luante ai në kinematografi? Ai luante gjithçka që luhet si aktor, rolin e babait, të diversantit, të njeriut të partisë, të partizanit, të fashistit, ballistit, njeriut të thjeshtë, të njeriut të gëzuar, të hidhëruar, të trishtuar, lypësin, drejtorin, punonjësin, nënpunësin, fshatarin, qytetarin dhe gjithçka që i jepej pa përtuar kurrë.

Të gjitha rolet e karaktereve për të sjellë një psikologji të tërë të njeriut shqiptar me atë ashpërsi, butësi dhe zgjuarsi, intrigë dhe fodullëk, kapadaillëk, arrogancë si dhe njeriut të butë, ai shprehte një shoqëri të tërë në emër të artit.

Ndër shumë filma të karrierës së tij mund të përmendim:

Filmin ‘’Pesha e kohës’’ (1988) roli i Kryetarit, ‘’Rrethimi i vogël’’ (1986), xha Zenuni që i drejtohet për rrethimin kryetarit të Ekzekutivit (roli Timo Flloko që t’i thërrasë arsyes dhe kujtesës), ‘’Dëshmorët e monumenteve’’ (1980) roli i Janit ushtarit me sedër që hedh pushkën për nderin e vetes dhe identitetit shqiptar, filmit ‘’Ballë për ballë’’, rolin e Belul Gjenomadhit që ia merr aq shtruar lapçe si një bari lab, ‘’Këshilltarët’’ (1979) rolin e një kryetari të zgjedhurit e popullit që fati e la për të shpëtuar jetën e një njeriu tjetër më të ri.

Më tutje mund të përmendim filmin e famshëm ‘’Gjeneral Gramafoni’’, rolin e Parandilit me mandollë si instrumentist.

Një nga filmat më të arrirë si dhe nga rolet më të mira të tij është tek ‘’Njeriu me Top’’, rolin e Plakut Mere, një mrekulli dhe i jashtzakonshëm në ekran në mënyrën sesi interpreton plakun me prirje patriarkale në pushtimin e gjermanëve në Luftën e 2 Botërore në fshat.

Filmi më i arrirë i tij dhe i dashur për publikun ka qenë dhe është në rolin e kujdestarit te ‘’Lulëkuqet mbi mure’’. Në këtë film ai kthehet, aq popullor, dhe njëkohësisht i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm në mënyrën sesi luan kujdestarin prepotent, me prirje psikopatike, sadiste përkundrejt fëmijëve jetimë, dhe në të njëjtën kohë servil me drejtorin. Aty ai jep një panoramë të plotë të njeriut të ngushtë, njeriut të paplotësuar.

Pavarësisht se ishte rritur në jetën e tij të vërtetë jetim, ai e portretizoi aq bukur të kundërtën e saj, një kundërshtar i pamëshirtë i jetimëve. Nuk është e lehtë të shprehësh të kundërtën me prirje kontradiksioni në rol, duhet një forcë e madhe psikologjike që ta përballosh.

Ai futet dhe del në rolet karektorologjike sa dhe patologjike të personazheve të filmave, sikur i përjeton të gjithë, sikur është brymosur dhe gatuar në të gjithë karakteret dhe kjo vjen nga një njeri i madh në botën e artit, nuk mund dot të jesh në këtë lartësi në qoftë se nuk ke një shpirt të madh që shikon përtej së drejtës tënde, aty ku dhimbja shpall vërtetësi, dhe ai ishte plotësisht i tillë.

Ai ishte popullor dhe mbretëror në ekran, ekrani ndërthuret me jetën e tij të vështirë, njeriut që jeta i solli vështirësi, dhe këto ai i përcolli me dashuri për publikun dhe kolegët e tij të punës.

Ai ishte një burrë i fortë dhe me personalitet, peshonte rëndë në kinematografi, po aq sa mund të quhesh njeri i madh, i thjeshtë dhe pa u ndier njësoj ndër kolegë të tjerë. Të jepte, dhe buzëqeshjen, dhe shpullën po ta kishe hak.

Luan aq bukur rolin e Ezopit në teatër me veshjen karakterstike të një skllavi shumë të mençur për të marrë liri, dhe flokët stil antik dhe me mesazhet që shpreh Ezopi. Bukur gërsheton fjalën dhe tingullin e tij të veçantë që dallon në 1 milion njerëz si unik.

Ai është brilant në skenë, baba me aktorët e rinj, koleg i mirë, njeri me përgjegjësi në supe, sa normal dhe i jashtzakonshëm në punën e tij.

 Njerëzit e mëdhenj duken në veprat e tyre të thjeshta që shprehin përgjegjësi të mëdha.

Puna atë e bëri kolos në ekran, ngeli në ndërgjegjen e njerëzve si një aktor i denjë për t’u kujtuar. Në një farë mënyre ai ripërkujtohet në momentet e artadashësve në çdo moment që i ndjell një rol në filma, ai është brenda shumë njerëzve si aktor që identifikohet në shumë forma dhe larmi.

Njeriu e do një mit të ngjizë ndjenjat e tij, të identifikohet ndryshe dhe i arrirë, dhe aktorët marrin nga të gjitha, nuk përtojnë, ata i presin hallët e gëzimet e njerëzve dhe falin shumë nga jeta e tyre profesionale në ekran.

Artadashësit dhe aktorët janë në simbiozë të pashtershme me njëri-tjetrin, sepse aktori nuk mund dot të jetojë pa artdashësin, dhe artdashësi nuk mund dot të jetojë po nuk përjetoi momente që e bëjnë atë me përkatësi individuale dhe shoqërore. Në këtë marrëdhënie ishte dhe Kadri Roshi.

Ai është vetë legjenda që ngriti një jetë të tij profesionale në kinmeatografinë shqiptare që me filmin e parë të saj, filmin ‘’Tana’’, dhe ngriti një kuadër të tërë aktorësh të mrekullueshëm, një legjendë që pjell mite të tjera nëpërmjet vetes, një baba dhe njëkohësisht një fëmijë në shpirt të shoqërisë, një dashuri që e ka emrin aktor përballë miteve të tjerë sa dhe njerëzorë si Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Sandër Prosi, Viktor Zhysti e shumë e shumë të tjerë.

Në 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin Artistik, në 1997 me Çmimin e madh të Nderit. Ai në 1999 merr titullin ‘’Nderi i Kombit’’.

Dhe ai duket sikur me dramën e gjithë njerëzve dhe me tragjeditë e veta që shpallin komedi me nënqeshje sikur hedh fillon e dorës pranë Liqenit Artificial në Tiranë për peshkim që të mendojë gjatë në kohë të lirë, të mos urrejë gjatë, që të ndjejë gjatë, të jetojë gjatë e me qetësi si oshëtima e pandjerë e liqenit qe lëviz hollë-hollë në peltenë e saj, dhe të harmonizohet gjatë me natyrën.

Duket sikur me këtë peshkim ai donte të njihte karaktere të tjerë që vijnë jo nga njerëzit, ai donte të njihte thellë-thellë natyrën nga ku është ngjizur.

I thjeshtë sa dhe legjendar në sytë e të tjerëve. Për këtë ishte stërvitur në jetën e tij dhe ia arriti, që t’i jepte shoqërisë më shumë dashuri. Ndëron jetë në vitin 2007 dhe prehet në gëzimet e publikut për një film.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB