MENU
klinika

Dëmtimi horror i mbrojtësit të Realit

VIDEO/ Karvahal do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj

06.10.2024 - 18:00

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahal ka pësuar një dëmtim horror mbrëmë në ndeshjen kundër Vijarrealit.


Ai shkoi për të marrë topin dhe ndërsa përpiqej të godiste me këmbën e tij të djathtë, pësoi një lëvizje të vështirë duke u rrëzuar në tokë. Kur u përpoq të ecte më pas, Karvahl shpejt e kuptoi se nuk kishte stabilitet në gju dhe e nxorrën nga fusha me barelë, me lot në sy.

Vetë futbollisti e konfirmoi dëmtimin e rëndë në gju, duke bërë me dije se do ti nënshtrohet operacionit dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

“Prirje e ligamentit të kryqëzuar anterior, këputje e ligamentit kolateral anësor dhe çarje e tendinit popliteal në këmbën e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, shkruan Real Madridi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN