MENU
klinika

Horoskopi, 7 Janar 2019

Dashi

Respekti është diçka që ju duhet t’ua jepni njerëzve të tjerë automatikisht. Ata që thonë se të tjerët duhet ta fitojnë respektin janë dritë shkurtër. Dikush në punë mund të testojë pjekurinë tuaj.

Demi

Një vizitor nga jashtë qytetit do ta gjallërojë rutinën tuaj të përditshme. Sot do të mund të ndiheni energjik dhe kreativ. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të provuar diçka të re.

Binjaket

Dikush i cili herë pas here është shfaqur si një person i cili sjell komfort dhe ngushëllim në jetën tuaj, sot do të dëshmojë se nuk është ai ose ajo që duket. Për fat të mirë, keni investuar pak te ky person dhe do ta korrigjoni lehtë gabimin.

Gaforrja

Nëse gjërat nuk shkojnë normalisht për ju dhe për dikë në jetën tuaj sot, mos e humbni shpresën. Kjo nuk është një shenjë e sigurt se fundi është afër. Bëhet fjalë për një përplasje kalimtare.

Luani

Mundësia për të gjetur një copëz të përafërt në një miqësi të gjatë nuk është larg. Përderisa ju mund të komunikoni me sinqeritet dhe të respektoni njëri-tjetrin sa duhet, gjërat do të shkojnë mirë. Mos e humbni kohën në pakënaqësi të pakuptimta.

Virgjeresha

Shkëmbimi i ideve do t’ju sjellë gëzim sot. Ju keni disa mendime të mëdha në kokën tuaj ndaj kushtojini vëmendje atyre! Idetë e mëdha duhet të çlirohen. Ky është akti përfundimtar i respektit vetjak.

Peshorja

Sot ju do të vlerësoni thellësisht bukurinë e gjërave që askush tjetër nuk arrin tç dallojë. Ka ardhur momenti për të krijuar një lidhje afatgjatë e cila do të sjellë shumë gëzim në jetën sentimentale.

Akrepi

Nuk do të bëhet shumë përparim në ndonjë nga projektet tuaja të tanishme. Kjo pauzë në të vërtetë është diçka jo negative për ju. Eshtë një mnundësi për ju që të punoni në zhvillimin e durimit.

Shigjetari

Aftësia juaj për të frymëzuar besimin tek njerëzit e tjerë është tani në një nivel të lartë. Kredibiliteti juaj do të ketë rritje. Shfrytëzojeni këtë moment për të realizuar investime të rëndësishme.

Bricjapi

Karriera juaj nuk kërkon vetëm që të vendosni të gjithë kohën dhe energjinë tuaj gjatë kohës që jeni në punë. Ju duhet të shkoni më lart që të keni sukses në pozitën ku jeni. Nuk e keni kuptuar nivelin e përgjegjësisë që ju është dhënë.

Ujori

Dikush që ka frikë nga një përvojë e re, do të vendosë frenat në diçka që mendoni se mund të sjellë me të vërtetë kënaqësi. Në dashuri veproni ashtu si jua ndjen zemra sepse nuk do të gaboni.

Peshqit

Shumë mundësi do t’ju prezantohen sot, duke ju vënë në dilemë se cilën duhet të zgjidhni. Me financat duhet të tregoni më shumë kujdes ndërsa në dashuri gjërat do të jenë më të lehta.