MENU
klinika

Horoskopi, 24 janar 2019

Dashi

Stimulimi intelektual është afrodiziaku më i madh për ju. Sot do të dëshmoni se keni pikëpamje të ndryshme me njeriun e zemrës, por kjo nuk duhet të bëhet shkas për mosmarrëveshje.

Demi

Ju do të ndiheni intelektualisht energjik këtë mëngjes. Duhet të vendosni kontakte me dikë që gjithmonë ka nocione interesante. Ekziston mundësia që nëse punoni së bashku, ju mund të zgjidhni një mister shumë të bezdisshëm.

Binjaket

Durimi juaj do të testohet sot kur dikush të shtypë butonin e pauzës për disa nga planet tuaja më emocionuese. Ky është një realitet që duhet t’ju bëjë të punoni për më shumë pavarësi.

Gaforrja

Nëse ju duhet të jepni ndonjë lajm negativ ose kritikë konstruktive për një person sot, përpiquni ta bëni atë gjatë darkës. Shoqërimi me të tjerët mund të bëhet një sfidë sot, sepse mendjen e keni te disa çështje të vështira.

Luani

Duhet t’i besoni gjykimit tuaj sot dhe mos u mbështetni në mendimet dhe opinionet e njerëzve të tjerë. Nëse dikush me një reputacion të dyshimtë kalon nga rruga juaj, sytë dhe veshët tuaj janë burimet më të mira të informacionit.

Virgjeresha

Bëhuni gati që të përballeni me një nga filozofitë më të rëndësishme. Diçka do të ndodhë që t’ju dëshmojë se kurrë nuk mund të mendoni se gjërat do të mbeten të njëjta. Mos harroni se udhëtimi do të jetë më i rëndësishëm se destinacioni.

Peshorja

Angazhimi në diçka kulturore është një ide e madhe sot. Ju keni pasur gjithmonë një kureshtje të fortë për gjërat që nuk janë prekur shpesh, por tani kjo kureshtje është veçanërisht më intensive.

Akrepi

Të sfidosh limitet është diçka që ju jeni mësuar ta bëni, por duhet të jetë diçka që integrohet në shumë fusha të jetës suaj, sidomos sot. Universi ju jep guximin që ju nevojitet për të treguar kurajë në çështjet e dashurisë.

Shigjetari

Dikush do të kërkojë të përfitojë duke tërhequr anën tuaj analitike sot, por edhe ju nuk do të bëni rezistencë. Dita e sotme shënon fillimin e një ndryshimi në perceptimet tuaja. Jeni të gatshëm për të parë të dyja anët e medaljes, përpara se të dilni në përfundime.

Bricjapi

Edhe pse dashuria është e rëndësishme për ju, sot mund të ndjeni nevojën për të qëndruar vetëm. Ka ardhur momenti që të kaloni më shumë duke reflektuar mbi çështjet profesionale.

Ujori

Sot do t’ju ofroni miqve tuaj, të afërmve dhe kolegëve argëtimin më të mirë që mund të kërkojnë. Jeni ju që e drejtoni skenën në këto momente, ndaj tregoni deri në fund talentin tuaj. Mos lejoni askënd që t’ju eklipsojë.

Peshqit

Ana juaj më idealiste, romantike po fillon të ketë më shumë kontroll mbi jetën tuaj tani, gjë që tregon për vetëvlerësimin tuaj. Kuptoni se kur shihni më të mirën te gjithçka, ju shihni automatikisht më të mirën në veten tuaj. Njerëzit do t’ju vënë re shumë më shumë sot dhe do t’ju dukeni shumë tërheqës.