MENU
klinika

Fluks emigrantësh

10 mijë shqiptarë kthehen në një ditë në vendet e BE-së

25.08.2018 - 17:58

Radhë kilometrike janë shënuar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan të Shkodrës, pasi pas përfundimit të pushimeve në Shqipëri, emigrantët kanë nisur që të kthehen në vendet e punës. 

Qindra qytetarë që po udhëtonin drejt Malit të Zi janë përballur me pritje të gjata të cilat shkonin deri në 2 orë.

Shkak për këtë është bërë kontrolli i rreptë që po bëhet nga ana e të dyja palëve në dy anët e kufirit.

Problem me pritjet në doganë ka pasur edhe në Kakavijë ku të shumtë janë qytetarët të cilët presin për të kaluar në shtetin fqinj.

Shumë prej tyre kanë arritur në doganë që në orët e para të mëngjesit ndërkohë që presin për të shkuar drejtë Greqisë, pasi pala greke punon në ritme shumë të ngadalta.

Po ashtu edhe në Durrës ka pasur fluks, pasi pas mbarimit të pushimeve në Shqipëri emigrantët po kthehen në vendet e tyre të punës në Itali.

Sipas burimeve nga policia kufitare, mbi 10 mijë shtetas u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.

Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fund fillim të shtatorit, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.