MENU
klinika

Kriza me emigrantët

BE i prish ‘gostinë’ Tiranës: Harrojini afrikanët e Italisë

29.08.2018 - 19:57

Marrëveshja e pak ditëve më parë mes Romës dhe Tiranës për të pranuar 20 emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika me shumë mundësi do të zhbëhet.

Kjo sepse sipas Natasha Bertaud, zëdhënëses së Këshillit Europian, është në kundërshtim me ligjet e brendshme të unionit. Emigrantët që fillimisht mbërritën në brigjet e italisë mund të vijnë në Shqipërisë vetëm nëse ata vetë dëshirojnë.

Një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil. Aq më tepër, për t’i dërguar në Shqipëri, një vend që nuk është as vendi i origjinës, as destinacioni i tyre final dhe as vend tranzit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”, tha zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud për “Ansa”.

Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi Bertaud.