MENU
klinika

Anija me 150 emigrantë

Emigrantët e bllokuar në Itali/ Reagon Bushati

25.08.2018 - 19:17

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me refugjatët e bllokuar në një anije në Itali.

Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë,” shkruan Bushati.

Anija me 150 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut prej disa ditësh është e bllokuar në portin e Catanias.

Të premten, 150 emigrantët në bordin e anijes “Diciotti” nisën grevën e urisë në shenjë proteste ndaj vendimit të Salvinit për të mos lejuar zbarkimin e tyre.

Nga mediat italiane bëhet me dije se nga bordi kanë zbritur 17 persona që kishin nevojë për kujdes mjekësor, dy prej të cilëve dyshohet se vuajnë nga sëmundja e tuberkulozit.

Italia ka bërë një paralajmërim të fortë se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë.

Jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian”, nëse blloku “nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë”, tha zëvendëskryeministri italian Luigi di Maio.