MENU
klinika

“E freskët dhe e motivuar”

Era Istreli del nga spitali

30.08.2018 - 14:45

“Më në fund jashtë. Ndihem e freskët dhe e motivuar”. Kështu shkruan këngëtarja Era Istrefi, e cila konfirmon daljen nga spitali.

Pak ditë më parë, Era Istreli u shtruan në spital pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit.

Shëndeti i saj shqetësoi fansat, por mesa duket tani çdo gjë është në rregull për Erën. Këngëtarja ka dalë nga spitali dhe tani duket shumë e shëndetshme. Lajmi u konfirmua nga vetë ylli i muzikës në një postim në InstaStory.

Kujtojmë që Era Istrefi e ka zgjeruar ndjeshëm famën e saj që pas hitit Bonbon, i cili mori me miliona klikime në “Youtube”.

Era këndoi edhe këngën zyrtare të Botërorit të futbollit, Rusi 2018, duke interpretuar edhe në ceremoninë para finales së madhe mes Francës dhe Kroacisë.