MENU
klinika

Mund të bëhet sëmundje serioze

Fruthi/ ISHP: Vaksinoni fëmijët

24.08.2018 - 10:03

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), një ditë më parë konfirmoi se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemia e Fruthit, pas shtimit të rasteve në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

Por sot ISHP, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar prindërit të vaksinojnë fëmijët nga epidemia e fruthit.

Përmes një postimi në Facebook, ISHP bën me dije se: “fruthi mund të bëhet sëmundje serioze dhe fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”.

Sipas ISHP një në dy persona me fruth vdesin nga sëmundja pavarëisht trajtimit të mirë.

ISHP thotë se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime dhe vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar.

Në vazhdim të masave për vaksinimin e qytetarëve ISHP ka ndërmarrë edhe;

?Takime me mjekët pediatër dhe ata të konsultorit të cilët kanë sugjeruar shtyrjen e moshës së vaksinimit dhe trajnime të tyre.

?Evidentim dhe plotësim i skemës së vaksinimit me dy doza vaksinë ndaj fruthit për të gjithë fëmijët.

?Takime dhe përfshirje të mjekëve të familjes në proçesin e vaksinimit.

?Takime me përfaqësues të komunitetit Musliman, duke qenë se një pjesë e refuzimeve vijnë nga persona me besim fetar dhe organizim i vaksinimeve në këto komunitete.

?Izolim në pavione të caktuara (në pediatri dhe sherbimin e semundjeve infektive ) dhe vetëizolim për rastet ambulatore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Epidemia e fruthit në Evropë

ISHP: S’ka vend për alarm në Shqipëri