Periudha e verës është ajo më e ngjeshura për artistët, por jo të gjitha koncertet e tyre shkojnë ashtu si duhet, ka edhe raste kur situatat dalin disi nga kontrolli.
I fundit që është bërë pjesë e një situate të tillë ishte reperi i njohur Ledri Vula, i cili është acaruar me një prej fansave të tij.
Ledri Vula është një nga reperët më të dashur për të gjithë vendet ku ka shqiptarë, sidomos për femrat. Madje disa prej fanseve të tij më të zjarrta e kanë surprizuar reperin duke i hedhur të brendshmet në skenë.
Mirëpo një djalë e ka mërzitur Ledrin në koncertin e tij të fundit. Ai i ka hedhur këngëtarit një cigare të ndezur në skenë dhe kjo gjë e ka bërë reperin t’i vërsulët djalit në fjalë. Edhe pse skena shihet e rrethuar nga truprojat, acarimi dhe lëvizjet e dhunshme të Vulës nuk kalojnë pa rënë në sy.
Rasti është filmuar nga dikush që ishte i pranishëm në skenë dhe menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale, aty ku tashmë nuk mund të shpëtojë asgjë pa u shpërndarë.