Është viti i 19-të që organizohet, por ndryshe nga çdo herë, festivali “Logu i Beshkëve” këtë edicion solli në Lepushë të Kelmendit edhe shqiptarë të suksesshëm pjesë e industrisë kinematografike të Hollywood-it. Një traditë shekullore që përfaqson një garë bukurie mes nuseve të fshatrave, tashmë ky ritual është shëndrruar në një spektakël festiv që çdo gusht mbledh mbi 1500 vizitorë, artistë, muzikantë, dhe personazhe të njohur të skenës shqiptare.
Këtë vit vëmendja u përqëndrua tek aktori dhe rregjizori i Hollywood-it, Pjetër Malota, edhe pse bjeshkët e malësisë u ndezën nga zërat e këngëtarëve Sabri Fejzullahu dhe Gëzim Nika. Në ndërim të aktorit shqiptar që ia ka dalë të prek yjësinë e Hollywood-it u akordua dhe çertifikata e mirënjohjes.
Djali i kësaj treve, sot aktor në mbi 30 filma në Hollywood, ku në 20 prej tyre me role kryesore u prit me duartrokitje pasi thuajse të gjithë të cilër janë rritur me filmat e tij të shumtë, përkrah Jean Claude Van Damme. Për Malotën ky ishte nje emocion i veçantë:
“Jam i emocionuar si asnjëhërë më parë. Malësia dhe malësorët kanë një vend të veçantë në zemrën time. Faleminderit të gjithëve për këtë pritje. Jam krenar që jam malësor dhe që jam shqiptar. Ne të gjithë duhet të punojmë që të promovojme vlerat tona nëpër botë.”
Në këtë edicion u akordua në fund edhe çmimi i vajzës më të bukur të malësisë, të cilin e fitoi Klaudia Popaj.