Melania Trump, Zonja e Parë, e cila njihet për klasin e saj në veshje, e ka shfaqur atë edhe teksa është fotografuar duke mbjellë pemë në kopsht. Megjithatë reagimet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.
Paraqitja e Zonjës së Parë së SHBA është bërë virale menjëherë në internet. Ajo u shfaq duke mbjellë pemë më veshje me vlerë 4000 dollarë dhe me taka të larta.
Por ndryshe këtë herë, veshja e zgjedhur nga Melania Trump për një iniciativë në kopshtin e East Wing (ndërtesa që pret zyrtarët e presidentit amerikan) në Shtëpinë e Bardhë, ka ngjallur ironi në rrjetet sociale.
Komentuesit iu drejtuan ish-modeles me origjinë sllovene se ajo ka ngatërruar pasarelën me kopshtin.
Prezent gjatë ceremonisë kanë qenë edhe Mary Jean Eisenhower, mbesa e presidentit të 34 amerikan dhe Richard Emory Gatchell, nipi i James Monroe. Ceremonia ishte organizuar në White House Historical Association Presidential Sites Summit.