MENU
klinika

Festivali i Filmit në Venecia

Ministri Salvini, puthje pasionante me modelen

30.08.2018 - 22:54

Të paktën për një mbrëmje, ministri i Brendshëm italian, ka qëndruar larg angazhimeve të tij politike dhe mosmarrëveshjeve që ka përfshirë administratën italine sa i përket çështjes së emigrantëve.

Sa bashku me partneren e tij, modelen Elisa Isoardi, ata morën pjesën në natën hapëse të Festivalit të Filmit në Venecia.

Elisa kishte mbërritur më herët dhe ata u takuan në verandën e një restoranti. Fotografët ishin të shumta dhe kurrsesi nuk mund t’u shpëtonte momenti kur ministri u takua me partneren tij, me të cilën shkëmbeu edhe puthje.

Dyshja e njohur u fotografuan teksa shkëmbenin puthje pasiononte me njëri-tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që ministri Salvini shihet në momente të tilla dhe e shfaq në publik dashurinë për Isoardin.