Dje në mbrëmje u zhvillua ceremonia madhështore eventit më të madh muzikor MTV Video Music Awards, (VMAs).
Jennifer Lopez ishte ylli i mbrëmjes, e cila u nderua me çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award”, të cilin shumë pak artistë kanë fatin ta fitojnë.
Por edhe Cardi B nuk mbeti mbrapa, e cila mori 12 nominime, e ndjekur nga Beyonce dhe Jay Z me 8 nominime, Drake me 8 dhe Childish Gambino me 7 nominime.
Mbrëmja u hap nga Cardi B e cila u shfaq në skenë për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj.
Ja lista e plotë e fituesve të MTV VMA-s 2018:
Video e Vitit: Camila Cabello – “Havana” [ft. Young Thug]
Bashkëpunimi më i mirë: Jennifer Lopez – “Dinero” [ft. DJ Khaled & Cardi B]
Artisti i ri më i mirë: Cardi B
Artisti i vitit: Camila Cabello
Video më e mirë Latine: J Balvin – “Mi Gente” [ft. Willy William]
Kënga e vitit: Post Malone – “rockstar” [ft. 21 Savage]
Video më e mirë Pop: Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”
Video më e mirë Hip Hop: Nicki Minaj – “Chun-Li”
Artist i vitit: Hayley Kiyoko
Kënga e verës: Cardi B / Bad Bunny / J Balvin: “I Like It”
Çmimi “Michael Jackson Video Vanguard Award”: Jennifer Lopez
Video e kërcimit më të mirë: Avicii ft. Rita Ora – “Lonely Together”
Video më e mirë Rock: Imagine Dragons – “Whatever It Takes”
Video me një mesazh: Childish Gambino – “This Is America”
Kinematografia më e mirë: The Carters – “APES**T”
Drejtimi më i mirë: Childish Gambino – “This Is America”
Drejtimi artistik më i mirë: The Carters – “APES**T”
Efektet më të mira vizuale: Kendrick Lamar & SZA – “All The Stars”
Koreografia më e mirë: Childish Gambino – “This Is America”
Redaktimi më i mirë: N.E.R.D – “Lemon” [ft. Rihanna]