Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl është martuar në moshën 53 vjeçare me multimilionerin Wolfgang Meilinger.
Dasma e pazakontë është përcjellë edhe nga mediat, për shkak të pjesëmarrjes së politikanëve.
Kancelari Sebastian Kurz dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin dy nga të ftuarit e rëndësishëm, duke konfirmuar kështu përpjekjen e Rusisë për të rihyrë në Evropë nga dera e saj historikisht e preferuar: Austria.
Putin madje ka bërë edhe xhentëllmenin duke kërcyer me nusen, që është shfaqur e lumtur edhe në krahët e bashkëshortit.
Por eurodeputeti socialist, Evelyn Regner tha për Der Standard se vizita e presidentit rus shënon “një provokim me një dimension europian”, duke marrë parasysh qasjen anti-BE të Putinit, ai shkroi në twitter gjithashtu se ftesa është “e turpshme”.
“Si duhet të përmbushë Presidenca e Austrisë kërkesën e qeverisë për ndërtimin e urave dhe të jetë një ndërmjetës i ndershëm”, tha Andreas Schieder, një zëdhënës i MP dhe i Punëve të Jashtme për opozitën SPÖ. “Çfarë kontributi Kurz dhe Kneissl duan të bëjnë në procesin e Minsk për të zgjidhur krizën e Ukrainës, kur ata festojnë privatisht me një nga palët në konflikt përpara publikut botëror”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkim, shkroi në Twitter se qeveria në Vienë do të detyrohej të justifikonte se ftesa nuk do të ndikojë në politikën e jashtme të Austrisë.
Fillimisht, ftesa u llogarit si një çështje private, por media austriake që nga ajo kohë ka raportuar se bisedimet e punës do të zhvillohen në periferi të dasmës.