MENU
klinika

Kriza me emigrantët

‘Transferimi i emigrantëve në Shqipëri i pamundur, kundër ligjit’

28.08.2018 - 18:10

Kryetari i Shoqatës Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, ka treguar se pse Shqipëria nuk mund të marrë 20 nga 140 emigrantët e anijes “Diciotti” të bllokuar në Katania.

Trucco bën me dije se ligjërisht të gjithë emigrantët e anijes “Diciotti” kanë të drejtë të kërkojnë azil në Itali, si dhe kanë të drejtën për t’u informuar mbi mundësitë e paraqitjes së kërkesave të tyre për mbrojtje ndërkombëtare në këtë vend. Por është ilegale transferimi i emigrantëve në Shqipëri, saktëson kjo shoqatë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Reppublica”, kryetari i kësaj shoqate Lorenzo Trucco konfirmoi dy ditë më parë se “emigrantët e anijes Dicotti nuk mund të transferohen në Shqipëri pa dëshirën e tyre. Shqipëria nuk është në BE, është një vend i tretë e nuk dimë nëse i plotëson kushtet e kërkuara për azikërkuesit.

Transferimi i emigrantëve në vendet e treta bëhet vetëm me dëshirën e tyre. Në rast të kundërt është një largim me forcë. Transferimi i 20 emgirantëve në Shqipëri është ilegal. E vetmja rrugë që mbetet është ndryshimi i Traktatit të Dublinit.”