Pikërisht sot ishte hapja e edicionit të 75-të të Festivalit të Filmit në Venecia.
Të veshur nga stilistët më në zë, “krijesat më perfekte” në botë kanë parakaluar sensualisht në tapetin e kuq, duke i siguruar vetes një vend në listat e personave të veshur më bukur (ose jo).
Juria u prit padyshim mjaft mirë, përfshirë Christoph Waltz dhe Naomi Watts, por edhe për Ryan Gosling dhe Olivia Hamilton, protagonistë të filmit të parë “First man”.
Disa nga yjet që më së shumti tërhoqën vëmendjen me paraqitjen e tyre ishin: Naomi Watts me një fustan në ngjyrë rozë të ëmbël, dizenjuar nga Armani, Clemence Poesy kishte zgjedhur një fustan të qëndisur me gurë nga Erdem, Sara Sampaio kishte preferuar fustan sirenë, Fiammetta Cicogna ishte veshur nga Lorenzo Serafini me një fustan me lule të vogla, Claire Foy shkëlqente nga Valentino Couture, Izabel Goulard nga Alberta Ferretti etj…
Këto ishin vetëm disa nga paraqitjet e natës së parë, ndërkohë që gara për të mbizotëruar në tapetin e kuq do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim.
Më poshtë mund të zbuloni disa nga fotografitë e mbrëmjes së sotme, ndërkohë që festivali do të zgjasë deri në datë 8 shtator.