Ata janë Elita 5, pionerët e rokut shqiptar, këngët e të cilëve i njohin të gjithë. Mbrëmjen e së premtes, ata festuan 30-vjetorin e bashkimit të tyre si dhe prezantuan albumin e ri “Tornado” në Amfiteatrin e Tiranës.
Grupi ka kënduar një pjesë të hiteve të karrierës për publikun shqiptar. Pak para performancës, të gjithë anëtarët u takuan me kryebashkiakun Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Artë” në shenjë mirënjohje.
Askush nuk mund të mos ketë ngelur i prekur nga emocioni që shkakton Elita 5. Me muzikën e tyre të ndierë, me stilin “rock” dhe me magjinë e sharmin e tyre, kur vjen puna tek legjendarët ne i përulemi suksesit të tyre.
Elitarët janë pesë, ashtu siç e filluan para 30 vitesh. Me Al Capone, Sajzezën, E urrej shiun, Udhëtari i natës, e deri tek më të fundit, Nuk jam unë diktator, Çmendem e së fundmi Tornado.
Artifi, Mevaipi, Besimi, Agroni, Valoni e Nexhati dhuruan edhe një herë për publikun shqiptarë emocione të shumta, duke zgjedhur pikërisht Tiranë për festën e tyre.