Pasditen e të dielës një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët.
Sipas informacineve të policisë magazina ndodhet në lagjen “16 Prilli”.
Zjarri mësohet se ka rënë në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes dhe flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë.
Dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 400 mijë euro, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 70 ton kafe.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Njoftimi i policisë
Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr.
Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.