MENU
klinika

Rishikim vendimi

80-mijë euro për kokën e Lul Berishës/ Gjykata rihap çështjen

14.09.2018 - 17:38

Rreth 13-vite më parë, kundrejt Lul Berishës u realizua një atentat i cili dështoi.

Dosja e kësaj çështjeje është rihapur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë nga shtetasi Ahmet Ajeti, i ekstraduar nga Kosova rreth dy muaj më parë.

I dënuari, Ahmet Ajeti, ka kërkuar rishikimin e vendimit dhe nga ana tjetër ka hezituar të flasë për prokurorët.

Sipas të dhënave nga Gjykata e Krimeve të Rënda, thuhet se Ahmet Ajeti, si dhe shtetasi Osman Karpuzi ishin të porositur, për të realizuar atentatin, nga Adriatik Coli dhe Endrit Dokle.

Lulzim Berisha, ishte kreu i bandës rivale në qytetin e Durrësit.

Një konflikt i paparashikuar, para kohës së atentatit bëri të mundur që atentati të dështonte.

Planifikimi i atentatit:

Shtetasi Osman Karpuzi me Ahmet Ajetin ishin paguar me 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën në qytetin e Durrësit.

Atentati dështoi si pasojë e një konflikti ku Ajeti u vetëplagos.

Ata ishin pajisur me armë zjarri të llojit pistoletë, ku njëra ishte me silenciator, si dhe një foto identifikuese të Lul Berishës.

Pas dështimit të atentatit Ajeti është shoqëruar për në Spitalin Rajonal Durrës nga ku filluan menjëherë veprimet hetimore për ngjarjen.

Ndaj këtyre shtetasve kosovarë është ushtruar kontroll fizik nga ana e Policisë Gjyqësore, prej nga ka rezultuar se në portofol i është gjendur një fotografi e të gjykuarit Lulëzim Berisha e mbështjellë, e cila së bashku me celularin i janë sekuestruar.

Lidhur me porosinë deklarohet se:

Sips Prokurorisë, atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës e ka porositur Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Dokle dhe Lulzim Berisha dikur ishin miq, por banda u përça për akuza të ndërsjellta për eliminimin e disa anëtarëve të saj.

Kështu, Dokle i ndihmuar edhe nga Adriatik Coli kontaktuan dy shtetasit kosovarë për të kryer atentatin ndaj Lulzim Berishës, i cili dështoi.