MENU
klinika

Të drejtat e Njeriut

Akademia Marubi, Festivali i Filmit nis aktivietin

18.09.2018 - 13:53

Mbrëmjen e djeshme, në ritmin e tingujve të bandës së frymorëve të qytetit të Tiranës, ambientit të këndshëm, të ftuarve të shumtë nga Shqipëria dhe ndërkombëtarë, u hap në orën 17: 00 Edicioni i 13-të Festivalit të Filmit i IHRFFA-s në Akademinë Marubi.

Në ambientin e mrekullueshëm midis larmisë së pemëve, natyrës së hapur, organizimit dinjitoz për këtë event, të cilët kishin mbushur në çdo cep supriza të këndshme vizuale u kurorëzua ky edicion që bazohesh tek tema mbi ”Të Drejtat e Njeriut” dhe ”Të vërtetën”.

Në këtë ambient ishin shumë të ftuar artistë, aktorë, regjizorë, politikanë, gazetarë, përfaqësues, diplomat të SHBA, BE, ish-presidenti i shqipërisë Bujar Nishani.

Për Protalin Konica, regjizori i filmit të parë 90 minuta, Michele Cinque, autori i filmit dokumentar të hapjes së edicionit të 13, u shpreh se ishte shumë i gëzuar dhe i kënaqur që ishte i përzgjedhur dhe merrte pjesë në këtë festival.

Ai erdhi me filmin ‘’Iuventa’’ që trajton një aspekt social shumë të rëndësishëm dhe mjaft aktuale në shoqërinë perëdimore të sotme, emigrimin. Shpëtimi dhe ndihmesa në ujrat e hapura të Mesdheut ishte tema këtij dokumentari, të të rinjve afrikanë që përballen me një seri të panumërta vështirësish si përmbytja e anijeve, nga ai social në integrimin e tyre në lidhje me vendin pritës, deri në atë të vështirësive politike si barriera për ta.

Regjizori shprehet se ndihet komod në këtë festival në Shqipëri, ndihet si në shtëpinë e tij në një vend ku gjuha italiane është si gjuha e nënës për shqiptarët dhe nuk e ka aspak të vështirë të ambientohet.

Në lidhje me temën e të drejtave të njeriut dhe raportin që zë shoqëria me të vërtetën ai mendon se më shumë nga të gjitha aspektet për të është e dhimbshme ‘’hipokriza e shoqërisë’’ europiane që sa i promovon vlerat e të drejtave të shoqërisë, aq edhe më problem ka tek ata.

 Është koha që të ngrihet zëri fort mbi këto të drejta për një shoqëri me të drejta të plota. Është e pamundur të rrish mospërfillës në këtë situatë dhe në këtë kohë kur shqetësimet shtohen dhe neglizhenca rritet.

Dokumentari italiano-gjerman ‘’Iuventa’’ vjen si bashkëpunim nga regjia dhe skenar i të riut Michele Cinque, Marco Saura, kamera: Michele Cique e Martina Cocco, montazh të Piero Lassandro dhe produksion të Lazy Film, Rai Cinema, Sunday Films, Brightframe, Zdf/3SAT.

Thelbi i këtij dokumentari është mbështetja e kësaj rinie të vuajtur në aventurat e saj në det me moton e filmit ‘’Rinia Shpëton’’.

Fjalën e hapjes e mbajti regjizori dhe drejtuesi i Akademisë Marubi, Kujtim Çashku. Më pas përfaqësuesit e SHBA, BE e vunë theksin mbi rrezikun që i kanoset demokracisë nga vlerat e qenësishme të të drejtave të njeriut, shtylla dhe paketa kryesore në SHBA dhe në BE.

Regjizori dhe drejtuesi i eventit Kujtim Çashku e vuri theksin në veçanti tek çështja e regjizorit ukrainas që është i dënuar në Rusi me 20 vite burg, me akuza për akte terroriste gjatë rezistencës së Ukrainasve  për çështjen e Krimesë dhe ankesimit të saj nga Rusia.

Për tre muaj regjizori Oleg Sentsov është në grevë urie, vuan nga anemia dhe ka humbur 30 kilogramë. Një pjesë të rëndësishme të fjalimit të hapjes ai ia kushtoi këtij regjizori dhe regjizorit Kurov si i ftuar i veçantë i IHRFFA-s, i cili do të shfaqë filmin për këtë regjizor ukrainas stoik për të drejtën dhe të vërtetën e tij.

Drejtori ekzekutiv i IHRFFA-s shprehet se ‘’Gjithnjë e më e madhe po bëhet dilema se kujt, kur dhe ku duhet të besojmë, individualisht, kolektivisht dhe institucionalisht, vlera që njerëzimi me shumë sakrifica i ka krijuar ndër shekuj’’.

Sipas regjizorit Çashku, ‘’Individi dhe shoqëria në tërësi po përjeton momente post-traumatike të post të vërtetave që vijnë si pasojë e veprimeve dhe përjetimeve efemeriste që nuk lënë aspak kohë për reflektime vlerash humane. Dashuria për të vërtetën tingëllon aktualisht si përrallë e kaluar’’.

Kryetari i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të drejtat e Njeriut në Shqipëri, z. Robert Wilton, bashkëpunëtor i këtij eventi, me një shqipe të pastër, të drejtë dhe të qartë në mesazh theksoi se totalitarizmi është shumë i pranishëm në jetët tona dhe ajo që e pengon të vërtetën është e thjeshtë dhe e ditur, gënjeshtra.

‘’Duhet të luftojmë për të vërtetën dhe të drejtat që na takojnë si shoqëri e lirë’’ u shpreh ai në ceremoninë e Hapjes.

‘’Demokratizimi i arsimit dhe i njohurive është diçka mëse jetësore. Është diçka që u lejon individëve dhe shoqërive, pavarësisht se sa të varfra dhe të dhe sa të margjinalizuara janë, të zhvillohen, të përparojnë, të lulëzojnë, të njohin të drejtat e tyre dhe t’i mbrojnë ato’’.

Një nga ndihmueset dhe personalitetet që hapën festivalin ishte edhe Sussane Schültz, ambasadore e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Në fjalën e saj edhe ajo e vuri theksin mbi seriozitetin që duhet të marrin të drejtat e njeriut dhe liritë e tij.

Gjermania që ka pasur një eksperiencë të hidhur sipas saj me këtë raport dhe mbi aspektetet politike duhet të jetë nismëtare për mbrotjen e së vërtetës.

‘’Unë ndihem e gëzuar dhe krenare që Gjermania, duke qenë promotore aktive e të drejtave të njeriut po mbështet këtë vit IHRFFA-n si partner kryesor i festivalit.’’

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u mëshua në fjalën hyrëse të përfaqësuesit Amerikan  mbi të drejtat e njeriut ishte aspekti i ‘’Fake news’’. Demokracia është në rrezik dhe e vërteta po shndërrohet në gënjeshtra të hapura masivisht nga mediat. Amerika si nismëtare e të drejtave të njeriut i jep prioritet të madh të vërtetës dhe lufton çdo ditë për këtë aspekt.

Festivali u hap me regjizorin Italian me filmin dokmentar ‘’Iuventa’’ në shoqërimin e personaliteteve dhe të kokteit të organizuar për këtë event të rëndësishëm vjetor.

Filmi u dha në dy mënyra, në kinemanë verore dhe në një ambient të këndshëm si dhe në kinemanë e mbyllur në godinën e Akademisë Marubi.

Shumë të rinj përfituan nga rasti si të shikonin filmin dhe të bënin foto në ambientet e organizuara kastile për foto, për panorama të ndryshme artistike që ofron kjo akademi.

Për ditët në vazhdim, festivali do të japë mbi 40 filma që do të trajtojnë aspektin e të drejtave të njeriut dhe të raportit me etikën dhe të vërtetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB