MENU
klinika

Deklarata e kreut të PD-së

Basha për Ramën: Koha për të dredhur bishtin mori fund

07.09.2018 - 14:22

Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat. 

Ai tha se opozita nuk do që ta bojkotojë Kuvendin, por ta pastrojë atë nga krimi.

Ne po bëjmë ligje. Opozita, 5 ditë nga nisja e sesionin ka cuar ligje në parlament. Kemi propozuar vetingun e politikanë të lidhur me krimin. Nuk duam ta bojkotojmë kuvendin duam ta pastrojmë menjëherë”, tha Basha.

Ligji është negociuar njëherë është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është miratuar me konsensusin, gjuha është e njëjta me atë që u votua për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ka mbetur asgjë për negociuar. I njëjti rregull, kemi propozuar të shtohen subjektet, të shtohen politikanët, ose votohet ose rrëzohet. Ne e votojmë pro, opozita ka marrë vendim nga Elbasani, për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro ose jo. Ai ka një detyrë të mos pengojnë e ta sjellë në seancë.

Ligji është shumë i qartë, nuk ka nevojë negociata me Ramën ai vetëm duhet të votojë. Koha për të dredhur bishtin ka marrë fund, Rama duhet t’i jap llogari Shqiptarëve”, tha ai më tej.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA