MENU
klinika

Projektligji i vetting-ut në politikë

Basha sqaron platformën e vetting-ut: Kush nuk kalon

27.09.2018 - 22:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpjeguar më tej duke u referuar në aspektet kryesore, platformën e opozitës për vettingun në politikë.

Sipas Bashës me këtë proces synohet t’i jepet fund lidhjes së politikës me krimin.

Në një emision televiziv ai flet për atë se çfarë është vettingu në politikë.

“Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se në Parlamentin e kaluar Rama futi njerëz pa lidhje me politikën, po as me PS, por vetëm se u angazhuan në fushatën e 2013. Një pjesë tyre ishin dënuar në vendet e BE për vrasje, përfshirje në krimin e organizuar, trafik droge, etj. Emra të njohur për publikun nga Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Rroshi. Pas situatës së krijuar pati një konfrontim fizik në Parlament, më pas pasoi bojkoti, dhe nisur nga kjo gjendje u kalua në ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj ka larguar plot 333 zyrtatë të lartë, nga deputetë, e deri te administrata”.

vetting konic.al
vetting konic.al

Më tej ai shpjegon dhe pse duhet një vetting në politikë, ku sipas tij vetë politikanët janë të lidhur me krimin.

“Pse ka nevojë për vettingun në politikë? Pasi marrëdhënia e politikës me krimin është transformuar, nuk janë më në Kuvend kriminelët, por janë politikanët e lidhur me krimin. Është i njëjti përkufizim që përdoret për vettingun në drejtësi. Me këtë proces, politikanët e lidhur me krimin duhet të hetohen. Ne jemi në kushtet kur kemi një ministër të Brendshëm që ka vëllain trafikant të dënuar për drogë në Itali. Për këtë proces ka nevojë, dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet. Po kështu është rasti i Taulant ballës, i cili thotë se e kam mik familje një të dënuar. Kemi Ergys Çyrbjen. Nëse pranojmë që ky është problemi, atëherë propozojmë një zgjidhje”, tha Basha.