Opozita e bashkuar do të bojkotojë edhë këtë të enjte seancën plenare. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, u ra dakort që mbledhja këtë të enjte të zhvendoset në qytetin e Durrësit, si mesazh i rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin.
Në mbledhje u diskutua mbi aksionin e opozitës dhe marredhenia që ajo do të ndjeke me parlamentin.
Pjesë e diskutimit ishte edhe propozimi për ndryshimin e kushtetutës me qëllim vettingun në poltikë, nismë e depozituar në Kuvend në 7 shtator.
Gjithashtu grupi parlamentar i PD, vendosi të bojkotojë komisionet parlamentare gjatë kësaj jave. Mësohet se pas mbledhjes së grupit, kryetari i PD, Lulzim Basha do të niset për vizite një ditore në Gjermani, ku janë parashikuar takime në Bundestagun gjerman.