Janë të shumta këngëtaret shqiptare me famë botërore, si Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha e të tjera, por pavarësisht famës së madhe që kanë marrë gjatë viteve të fundit, ato kurrë nuk i kanë harruar rrënjët e tyre. Madje, ato kanë ardhur dhe kanë mbajtur koncerte madhështore në Kosovë apo në vendin tonë.
Një prej tyre është edhe Bebe Rexha, e cila së fundmi ka befasuar me një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit.
Pavarësisht angazhimeve të shumta me projektet muzikore, Bebe ka gjetur kohë të aktrojë dhe të flasë në shqip.
Me anë të një video të publikuar në rrjetin e saj social, Instagram duket se ka hyrë në rolin e një të moshuare. Artistja është me origjinë nga Dibra dhe dëgjohet duke folur në dialekt.
‘Çfarë bëj në kohën time të lirë. Po, jam unë e veshur si një e moshuar dhe po flas shqip’, shkruajti këngëtarja në videon që mori komente të shumta.