Është munduar t’i shmang gjithmonë pyetjet për ish-të dashurin e saj Vin Veli, me të cilin pati një lidhje disa vjeçare, ndërsa ka edhe një djalë të quajtur Arbnor, por këtë herë Bora Zemani u është përgjigjur interesit të fansave të saj.
Moderatorja bukuroshe i ka dhënë përgjigje pyetjeve të fansave të saj në “InstaStory”. Sigurisht që interesi më i madh i tyre ka qenë pikërisht lidhje e saj me Vin Velin.
Dikush e pyet nëse e ka pasur të vështirë ndarjen. “Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë”, përgjigjet ajo. “Zgjidhja për të ecur përpara nga fundi i një lidhjeje”, i ka thënë një tjetër fans, ku ajo ka thënë: “Mos të mendosh më për të shkuarën, por si ta bësh të ardhmen më të bukur”.
Fansat e saj kana vazhduar me pyetjet e tyre duke e pyetur se pas ndarjes, a beson Bora ende në dashuri? “Gjithmonë! Njeriu ka nevojë të dashurojë, pavarësisht përfundimit!”, i përgjigjet moderatorja e njohur.
Pavarësisht ndarjes, Bora Zemani ka thënë, ajo dhe Vini janë gjithmonë bashkë kur bëhet fjalë për djalin e tyre, Arbnorin.