MENU
klinika

Nga New York Times

Brexit/ A do të “bjerë Britania nga shkëmbi” pa u dëmtuar?

24.09.2018 - 12:30

Brexit kurrë nuk pritej të ishte i lehtë, por procesi i largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian po bën kaq shumë zhurmë ndërkohë që afati afrohet.

Më parë këtë javë, Bashkimi Evropian deklaroi se propozimi i Kryeministres Theresa May nuk pranohej; më vonë gjatë këtij muaji, ajo duhet të mbrojë idenë e saj para Partisë Konservatore, duke e ditur se disa prej tyre e konsiderojnë të papranueshme.

Koha po kalon shpejt. Bashkimi Evropian ka thënë se një takim në tetor do të jetë “moment i së vërtetës” për arritjen e një marrëveshjeje, e cila më pas do të paraqitet para Parlamentit britanik për miratim para “ziles përfundimtare” më 29 mars, kur Britania duhet të jetë jashtë Bashkimit Europian me ose pa një marrëveshje.

Shumë këmbëngulin që një dalje pa marrëveshje nuk është e tmerrshme, por e krahasojnë atë me rënien nga një shkëmb.

E gjithë kjo e vë peshën e jashtëzakonshme në supet e May, e cila fillimisht ishte kundër idesë që Britania të largohej nga Bashkimi Europian, por e mori përgjegjësinë pas votimit të referendumit në 2016.

May ka bërë disa gabime, por ajo ka disa arsye në fund të fundit, përfshirë frikën se largimi do të çonte në trazira politike.

Një pjesë e vështirësisë janë pengesat që gjithmonë shoqërojnë fazat përfundimtare të negociatave. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian , veçanërisht presidenti francez, Emmanuel Macron , janë të vendosur të bëjnë daljen sa më të dhimbshme që të jetë e mundur për të penguar anëtarët e tjerë të largohen.

Në Britani, May përballet me rebelët brenda partisë së saj, si Boris Johnson, ish-sekretari i saj i jashtëm që hoqi dorë pas propozimit të idesë që ajo hodhi në kabinetin e saj në qershor, sipas të cilës Britania do të qëndronte në një zonë të tregtisë së lirë me bllokun për mallrat, por jo për shërbimet. Johnson shihet si një pasardhës i mundshëm nëse May heq dorë dorë nga posti I saj në partinë konservatore.

Shumë anëtarë konservatorë të Parlamentit, qoftë nga teatraliteti i Johnson, ose nga socialisti i vjetër, Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laburiste, dhe me shumë gjasa do të preferonin të qëndronin me May dhe të mbështesnin idenë e saj.

Edhe në Bashkimin Europian, disa liderë euroskeptikë si Viktor Orban i Hungarisë janë në mbështetje të synimit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian.

Në fund, May shpreson se ndoshta do të lejohet që shumë detaje specifike të vendoseshin në periudhën e tranzicionit në mars. Kjo do ta bënte më të lehtë që kryeministrja të merrte miratimin nga Parlamenti dhe të vazhdonte të punonte për detajet, si për shembull çështja e kufirit irlandez. Me Britaninë jashtë bllokut, do të kishte nevojë për kontrolle doganore midis Irlandës, një anëtari të Bashkimit Evropian dhe Irlandës së Veriut, një provincë britanike, një makth logjistik dhe politik që askush nuk e dëshiron.

Një tjetër opsion, i favorizuar nga politikanët britanikë si kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, dhe shumë të tjerë, është një tjetër referendum.

May këmbëngul se nuk do të ketë votim të dytë, por duke pasur parasysh situatën, ekziston një argument i vlefshëm përta shqyrtuar si mundësi.

Ta bësh Britaninë shembull për euroskeptikët e tjerë nuk është një argument i vlefshëm, pasi çdo vend që zgjedh ta lërë Bashkimin Europian do të ketë arsyet e veta.

Të mendosh se Britania do të “bjerë nga shkëmbi” pa u dëmtuar, është e kotë. Ndërsa koha mbaron, është moment që të gjithë të mendojnë se si të minimizojnë dëmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN