MENU
klinika

Bushati 'thumbon' Doris Pack

Bushati, Balla dhe Mesi takim me socialistët e Shkodrës

22.09.2018 - 16:42

Ministri për Europën dhe punët e Jashtme, Ditmir Bushati i shoqëruar nga zëvëndëskryeministrja Senida Mesi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishin në Shkodër për të shënuar nisjen e fushatës “E Gjithë Vëmendja te Ju”.

Në këtë takim me strukturat socialiste, u diskutua për të ardhmen e selisë rozë në Shkodër, për situaten aktuale në qytet ku pati jo pak ankesa për kriminalitetin, mënyrën se si po menaxhohen institucionet, spitali apo papunësinë. Në dalje, ministri Bushati nuk preferoi të komentonte se çfarë ndodhi në mbledhje por hodhi akuza ndaj bashkisë së Shkodrës:

“Kemi mbajtur shenime për shumë pakënaqësi ndaj bashkisë dhe pushtetit lokal. Qytetarët kanë shumë shqetësime për mënyren se si funksionon bashkia dhe sherbimet që ka për qytetarët. Në 2019 ne do të dalim më një kandidat që do të përfaqësojë më së miri shkodranët. Kishte edhe pakënaqësi ndaj qeverisë por ne mbajtëm shenime. Kritika ka për policine e shtetit dhe ne do të tentojme të ndryshojmë diçka. Normalisht nuk janë të gjithë të kënaqur”.

Deklaratave të ish-eurodeputetes Doris Pack lidhur me situatën kriminale në Shqipëri, zgjodhi t’u përgjigjej me ironi:

“Dua të shpreh solidaritetin tim për punën e forcave të sigurisë. Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pasi Shkodra simbolizon gjithçka”.

Për kandidatin që do të përfaqësojë të majtën në Shkoder në garën për bashkinë, do të shkohet në përzgjedhjen e tij, përmes filtrave të anëtarësisë. Asnjëherë, kjo bashki nuk është drejtuar nga të majtët.