MENU
klinika

Demarkacioni me Serbinë

‘Çdo lëvizje për ndryshim të kufijve, cënon integritetin territorial’

17.09.2018 - 15:52

Kryetari i komisionit Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbjajtjen e Kufirit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, lajmëroi që komisioni ka nisur grumbullimin e materialeve për kufirin aktual që Kosova ka me Serbinë.

Është një territor ku kemi një mbikëqyrje të dokumentacioneve përkatëse të cilat dëshmojnë pronësinë e atij territori”, thotë Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka folur rreth asaj nëse duhet të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ne duhet të nisemi vetëm nga një fakt që çdo lëvizje në kuptim të ndryshimit të kufijve ose cenimit të integritetit territorial të Kosovës, i vetmi institucion që ka të drejtën legjitime për të diskutuar është Kuvendi i Kosovës”, është shprehur ai.

Komisioni që drejton Bulliqi është duke grumbulluar materialeve nga ato historike, gjeografike, materiale të ndryshme kadastrale, por edhe njëkohësisht duke kërkuar harta të ndryshme të cilat tregojnë për vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë.

Një fat i madh është që dokumentacioni i ynë dhe dokumentacioni të cilin e posedon Republika e Serbisë faktikisht është një dokumentacion që ka kompatibilitet të madh sepse Kosova ka qenë si krahinë autonome brënda Federatës Jugosllave dhe shpresoj shumë që në këtë aspekt nuk duhet të lindte ndonjë problem i veçantë”, ka thënë Bulliqi.

Akademiku Bulliqi ka mohuar zërat që thonë se Komuna e Leposaviqit ka qenë pjesë e territorit të Serbisë, duke thënë se kjo komunë asnjëherë nuk ka qenë jashtë territorit të Kosovës.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat