MENU
klinika

Komisioneri apel Maqedonisë dhe Greqisë

Çështja e emrit/ Hahn: Pa u zgjidhur harrojeni BE-në

14.09.2018 - 13:57

Përpara vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisioneri evropian për zgjerim Johannes Hahn, paralajmëron se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet ndoshta me dekada. 

Nëse nuk shfrytëzohet ky rast konkret, jam i sigurt se dera për në BE do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë”, u shpreh komisioneri Hahn.

Komisioneri Johaannes Hahn, vjen në Maqedoni për “Ditët e mediave” dhe do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shkup, ku edhe do të mbajë një konferencë për shtyp.

Hann do të synojë të informojë qytetarët e Maqedonisë rreth implikimeve të Marrëveshjes me Greqinë dhe çfarë progresi do të sjellë kjo marrëveshje në rrugëtimin drejt BE-së.

Komisioneri për zgjerim i BE-së dje përshëndeti edhe vendimin e marrë nga Parlamenti Evropian për votimin pro liberalizimit të Kosovës. Ai u shpreh se e mirëpriti dritën e gjelbër të Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave në Kosovë.