MENU
klinika

Marrëveshja Kosovë-Serbi

Kufijtë/ Thaçi: Skeptikët po krijojnë panik duke shpifur

15.09.2018 - 13:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të mbrojë idenë e tij për korrigjimin e kufirit me Serbinë, duke ua kujtuar të gjithë kritikëve të kësaj ideje se Kosova gjithmonë është trajtuar si ‘rast më vete’.

Presidenti Thaçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta për liri, ndërhyrja ushtarake e NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, pavarësia e mbikëqyrur si dhe procesi i shtetndërtimit, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë.

Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia dhe bashkëngjitjen komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Marrëveshja paqësore e forcon stabilitetin duke mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan”, ka shkruar në postimin në faqen e tij në Facebook Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat