MENU
klinika

Deklarata e Merkel

“Çështja e kufirit irlandez nuk është prioriteti i Britanisë”

23.09.2018 - 12:25

Duke folur për gazetarët në një konferencë shtypi pas bisedimeve me krerët e tjerë të Bashkimit Evropian, zonja Merkel tha se është e qartë që “kemi nevojë për përparim thelbësor në Brexit deri në tetor”.

Gjatë konferencës për shtyp, Kancelarja gjermane e përqendroi vëmendjen e saj në tregun e vetëm, duke e konsideruar atë një pikë kyçe të negociatave të Brexit, duke injoruar çështjen e kufirit irlandez.

Merkel tha: “Epo, në fund duhet të pajtohemi për të gjitha pikat, të paktën për të gjitha ato që janë paraqitur në marrëveshje dhe në dokumentin mbi marrëdhëniet në të ardhmen.”

Merkel pranoi se BE do që të “vazhdojë bisedimet me qetësi dhe pa konflikte”. Ajo shtoi se marrëveshja e Brexit duhet të finalizohet deri në nëntor, ose Britania e Madhe do të rrezikojë të dalë nga blloku pa një marrëveshje.

Kancelarja e fuqishme gjermane shtoi se ka ende shumë punë për t'u bërë në marrëdhëniet e ardhshme pas Brexit. “Ne mund të gjejmë zgjidhje praktike por parimet e tregut të përbashkët duhet të respektohen” tha ajo. 

Komentet e kancelares gjermane kanë kundërshtuar presidentin e Bashkimit Europian, Donald Tusk, i cili tha se marrëveshja e zonjës May ishte kundërshtuar pikërisht për shkak të tregut të vetëm.

Duke folur me presidentin e Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fund të samitit të tensionuar në Salzburg, zoti Tusk tha: “Samiti që do të zhvillohet në tetor do të jetë momenti i së vërtetës për Brexit. Ne pastaj do të vendosim nëse do të bëjmë thirrje për një samit tjetër në nëntor për të finalizuar marrëveshjen e Brexit”.

Nevoja për një takim për Brexit në nëntor u ngrit nga kryeministri holandez Mark Rutte. Ai tha: “Ne jemi duke synuar të arrijmë një rezultat në tetor, por duhet të pranojmë që ka nuk mund të finalizojmë gjithçka deri atëherë”.

Rutte iu bashkua liderëve të pakënaqur të BE-së mbi progresin e bërë mbi Brexit. Ai tha: “Unë nuk ndihem më i sigurt, dhe gjithashtu në të njëjtën kohë jam më pak optimist”.

Gjatë samitit dyditor, znj. May ka marrë mbështetjen e hapur vetëm të një numri të vogël udhëheqësish, duke përfshirë udhëheqësin hungarez Viktor Orban, i cili sugjeroi më parë se disa udhëheqës të BE po kërkonin të “ndëshkonin” Mbretërinë e Bashkuar për largimin nga blloku.

Rutte këmbënguli se BE ishte e bashkuar dhe po përpiqej të bënte “më të mirën për çështjen që të gjithë e urrejnë, që është Brexit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN