MENU
klinika

Një fustan nga “Dior”

Dita e madhe erdhi, martohen blogerja dhe reperi italian

01.09.2018 - 13:07

“Do të martohem me një fustan të Dior haute couture të krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ta pëlqeni. Maria Grazia krijoi fustanin tim të ëndrrave”.

Kështu u shpreh blogeren e njohur Chiara Ferrag teksa zbuloi detaje nga martesa e saj që më në fund erdhi.

Sot është dita e madhe që blogerja dhe reperi italian Fedez do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre në një festë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në Siçili.

Chiara Ferragnin dhe Fedez janë prindër të një djali që padyshim do të jetë në ceremoni së bashku me median që pritet të jetë e shumtë në numër.