MENU
klinika

Petro Qirias

Ekonomia dhe ligësia, puna e drejtësia

22.09.2018 - 14:08

Në nr. 17 të 1909 në gazetën ‘’Korça’’ Petro Qirias shkruan disa nga premisat që duhet të zhvillohet Shqipëria. Shumë nga këto të meta që ai parashtron dhe mendimet e tij duken aktuale edhe sot pas. Shkrimin po e hedhim për arsye origjinaliteti në dialektin e dikurshëm tosk.

Puna është më e para dhe më e vlefta gjë për një komb, që të përparojë. Kurdoherë kemi parë, se kobmet, në të cilat lulëzon bujqësia, mjeshtëria edhe tregëtia, venë më parë nga të tjerët.

Kështu gjermanët, englezët dhe amerikanët sot për sot po mbrodhësojnë më tepër. Germanët, kur ardhë herën e parë, vonuan në Europë, gjetnë vise më të liga nga kombet e tjera, me këneta me mjegull shumë, si dhe Anglia, pra naturisht germanët dhe englezët duheshë të punonin më tepër se kombet e tjerë, për të lulëzuar viset e tyre, pra duke punuar vënçe, zbukuruan fushat dhe greget e tyre, të cilat më parë ishi ntë shkreta.

Pastaj germanët zënë të lulëzojnë edhe në dituri, edhe në tregëti, dhe so janë ata më të çkëlqyerit njerës të botës. Çdo mbrodhësi pra, meret vesh, se vjen nga puna e palodhur dhe nga dëshira për të mbrodhësuar.

Përkundrazi përtimi ose papunësia edhe e rojtura në qetësi e shpihen njerinë në rezik dhe e bëjnë të varfër për jetë. Puna e bën njerinë të lumtur, të mirë e fatbardhë. Njeriu u lint në këtë botë që të punojë për të mirën e tij dhe të mëmëdheut.

Po s’janë vetëm germanët, amerikanët dhe inglizët të zotit që t’i bëjnë gjithë këto edhe të mbrodhësojnë: neve jemi shumë më të zotë po të duam të punojmë. Viset e Shqipërisë janë shumë të begatë, po i kemi lënë pa punuar. Po të nisim edhe neve t’i punojmë, për së shpejti do të harojmë në një shkallë të lartër. Dituria, mjeshtëria edhe tregëtia me vrap do të lulëzojnë,

Po edhe puna vetëm s’haron. Duhet vërtet punë, po edhe drejtësi në punë. Pa drejtësi asnjë s’munt të punohet mirë. Shoqërirat e mbëdha, që marin përsipër ato më të çudiçmet punëra të botës, për rënjë dhe themel kanë drejtësinë në mest të shokëve.

Në Shqipëri drejtësia ka mbetur pas, dhe pandaj shoqëritë janë të paka: edhe’ ato që janë filluar, kanë të pakë shokë. Këjo e metë vjen nga mosbesimi dhe padrejtësia në mest të shokëve.

Vini re qeverinë tonë, ç’udhë të ligë kish marë, duke punuar pa drejtësi. Sikurse të mos na ishte dhënë liria, kushedi se më ç’greminë do të kishim rënë. Kështu edhe neve, po s’punuam me drejtësi në mes tonë, askurë do të mos mbrodhësojmë në dituri, mjeshtëri, dhe tregëti. Le të lëmë, pra, të shkuarat edhe le të përveshim duart për një jetë të re.

Vëllezër! Të gjithë sa u lintmë në këtë botë, do të vdesim një dit, do të mbulohemi dhe eshtrat tona do të kalben.

Le të përpiqemi pra, të ngjallim në Shqipëri një dituri të mbaruar edhe të bëhemi shkaktarë të lulëzojë në vëndin tonë mjeshtëria edhe dituria.

Le të lëmë mënjanë lakmimin, interesat, poshtëritë dhe ligësit’e e tjera. Lum ay që zihet në gojë për mirë dhe mjer ay që kujtohet për ligësi.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN