13.09.2018 - 14:25
Euro u forcua më tej të enjten në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 126.74 lekë, me një rritje të mëtejshme me 0.1 pikë krahasuar me të mërkurën. Forcimi i euros është një zhvillim i pritshëm, në linjë me tendencat historike në mbyllje të sezonit veror. Pakësimi i ofertës në treg po sjell një rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme të monedhës europiane.
Ndërkohë, leku rifitoi lehtë terren ndaj dollarit amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 109.08 lekë, në rënie me 0.14 pikë krahasuar me të mërkurën. Ndërkohë, paundi britanik ndali një seri disaditore të mbiccmimit dhe frenoi në kuotën e 142.32 lekëve, po aq sa të mërkurën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
E mërkurë e vështirë për lekun
Kursi i këmbimit