MENU
klinika

Java në kursin e këmbimit

Euro në revansh të ngadaltë

15.09.2018 - 13:13

Rritja e euros në kursin e këmbimit me lekun praktikisht u frenua në fund të javës. Monedha europiane u këmbye me 126.76 lekë, me një rritje të papërfillshme krahasuar me të enjten. Në një afat më të gjatë, euro duket se po vazhdon një tendencë mbiçmimi, megjithatë rritja duket graduale dhe pa goditje të mëdha. Krahasuar me një muaj më parë, euro ka fituar rreth 1.2 lekë në kursin e  këmbimit valutor.

 

Ndërkohë, leku rifitoi lehtë terren edhe në kursin e këmbimit me dollarin amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.32 lekë, në rënie me 0.76 pikë krahasuar me enjten. Monedha e gjelbër është pranë niveleve më të ulëta të regjistruara në 30 ditët e fundit. Pas një tendence disajavore forcimi, edhe paundi britanik pësoi rënie dhe u këmbye me 142.13 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN