MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Evropa në udhëkryq/ Si do veprojë ajo?

26.09.2018 - 12:34

Përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, partitë nacionaliste në të gjithë Evropën janë duke u bashkuar dhe mesazhi është i qartë. Nëse mbrojtësit e Evropës do të fitojnë, ata do të duhet të ofrojnë një vizion po aq të qartë, shumë ndryshe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Diskutimet rreth zgjedhjeve në mbarë Evropën vazhdojnë. Ato mund të  përcaktojnë më në fund rezultatin e një lufte të vazhdueshme midis dy vizioneve për të ardhmen e Evropës: progresin drejt një hapje më të madhe dhe bashkëpunimit ose një rikthim në nacionalizmin përçarës dhe të flaktë.

Me votuesit që dyshojnë se zgjedhjet e Parlamentit Europian do të kenë ndonjë ndikim konkret, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet ka shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 1979, duke arritur një nivel të ulët prej 42.5% në vitin 2014.

Por këtë vit, zgjedhjet me të vërtetë kanë rëndë

Një koalicion gjithnjë e më i organizuar i forcave nacionaliste, armiqësore ndaj integrimit evropian, edhe ndaj vlerave evropiane, po fiton mbështetje. Këto forca përfshijnë Fidesz në Hungari, Partia Ligji dhe Drejtësia (PiS) në Poloni, Alternative für Deutschland të Gjermanisë, Demokratët Suedeze, Liga në Itali, Rally Kombëtar i Marine Le Pen në Francë dhe Partia Hollandeze e Lirisë.

Kundërshtimi ndaj BE-së nuk është i ri; as partitë nacionaliste nuk janë të reja.

Por këto parti kanë thelluar më tej bashkëpunimin e tyre me njëri-tjetrin që nga zgjedhjet e fundit evropiane në 2014, veçanërisht në çështjen e migracionit. Në gusht, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini mbajtën një “samit”, ku ata kërkuan një front të bashkuar kundër vizionit të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Ky bashkim i partive nacionaliste në mbarë Evropën është shumë i rrezikshëm për shkak se këto forca janë bashkuar me një ide të qartë.

Për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, ata deklarojnë, Evropa duhet të kthehet në një kohë kur kufijtë e shteteve sovrane të jenë të mbyllur dhe mos të lejojnë të huaj.

Ata që mbështesin idenë për një BE të hapur dhe të largët, po përpiqen të jenë bindës. Ata po përqëndrohen në të kaluarën, shpesh duke përmendur një listë arritjesh, por versioni i tyre përsëri nuk mjafton.

Për të bindur një publik skeptik, udhëheqësit evropianë duhet të përqëndrohen në të ardhmen. Ata nuk mund të mbështeten në sukseset e të kaluarës.

Në përgjithësi, vizionet abstrakte nuk janë të mira mjaftueshëm për të konkurruar me mesazhin e thjeshtë dhe të fuqishëm të përkrahur nga nacionalistët.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë që mbrojtësit e Evropës të përpiqen të “huazojnë” fjalorin e nacionalistëve.

Ata nuk duhet të duken si nacionalistët, përkundrazi, ata duhet të tregojnë sa të ndryshëm janë.

Kjo do të thotë të kombinosh idealet me projekte konkrete për zhvillimin e Evropës.

Kjo do të thotë të tregosh se pse BE është mjeti më i suksesshëm dhe për një të ardhme gjithnjë e më të begatë. Kjo do të thotë se BE-ja është më e pajisur se shtetet individuale për të përballuar sfidat bashkëkohore. Dhe kjo do të thotë se BE-ja, si një bashkësi e kombeve, ofron shansin më të mirë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, për të nxitur risi dhe për të ruajtur kulturën e Evropës.

Macron është mbështetësi kryesor i kësaj ideje. Shpesh, megjithatë, ai është i vetëm,  të tjerët e mbështesin në heshtje, por nuk janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe politike për këtë..

Fushata është ende në fillim, kështu që ka akoma kohë për të ndryshuar. Por dritarja e kësaj mundësie po mbyllet shpejt. Nëse ata që ia dinë vlerën BE-së nuk “zgjohen” së shpejti për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kundërshtarëve nacionalistë gjithnjë e më të bashkuar, do të jetë tepër vonë.

Evropa ballafaqohet me një zgjedhje të fortë: A do të ecin së bashku shtetet, duke u bëre edhe më të fortë apo do të ecin secili në rrugë të ndryshme, që çojnë në mediokritet? E besoni apo jo, rezultati i zgjedhjeve të ardhshme me të vërtetë ka rëndësi. Për Europën, pasojat mund të jenë të rënda.

Ana Palacio, një ish-ministre e jashtme spanjolle dhe ish-nënkryetare e lartë e Bankës Botërore, është anëtare e Këshillit Spanjoll të Shtetit, një lektore në Universitetin Georgetown dhe anëtare e Këshillit Global të Agjendës Botërore të Forumit Ekonomik në Shtetet e Bashkuara .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës