MENU
klinika

Ceremonia për në Bunavi

Forcat e Armatosura me 144 rekrutë të rinj

10.09.2018 - 19:00

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kanë rekrutuar 144 të rinj.

Në qendrën e Personel Rekrutimit, u zhvillua dhe ceremonia zyrtare për nisjen e të rekrutuarve të rinj në Bunavi.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili iu drejtua personelit të ri i bindur se shumica prej tyre do të mund të jenë ndër më të mirët në misionet e tyre.

Duke motivuar të rinjtë zv.ministri i cilësoi si një pjesë jo e zakonshme administratës shtetërore.

Më tej ai u shpreh:

“Në sa e sa raste ata që më përpara jush janë bërë pjesë e FA kanë përballuar emergjenca civile në zjarre apo në përmbytje.

Edhe ju si ata do të bëni të njëjtën gjë. Jam i bindur që ju do të sakrifikoni nga vetja juaj për të shpëtuar qytetarët tanë, apo për të shpëtuar pronën, atë publike apo edhe atë private.

Jam i bindur se shumë prej jush, ata më të mirët do të jenë pjesë e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, në Kosovë, në Bonje, në Detin Egje apo edhe në misione të tjera ku do të sjellë zhvillimi i skenës ndërkombëtare e ku do të duhet që Forcat e Armatosura të NATO-s të jenë prezent për të ruajtur paqen e sigurinë, sepse ju e dini se sot rreziqet janë asimetrike”.

Sipas të dhënave, kandidatët për tu bërë pjesë e Qendrës së Personel Rekrutimit, nuk ishin vetëm 144 por 304 por që gjatë testeve të ndryshme, qoftë atyre fizike, psikologjike apo edhe intelektuale, nuk arritën të dilnin me sukses të gjithë.

Bëhet me dije se nga 144 kandidatët fitues 10 prej tyre janë me arsim të lartë si dhe ka edhe pjesëmarrje të femrës, ku gjenden 7 të tilla fituese.

Përveç nderimit të kandidatëv në këtë ceremoni u shpërndanë edhe disa grada ku 3 ushtarakë morën gradën “Oficer” dhe 3 të tjerë “Nënoficer”.