Gjykimi për Admir Muratajn, ose shtetasin e njohur ndryshe si Admir Nikaj, është shtyrë nga Gykata e Krimeve të Rënda.
Murataj dyshohet të jetë një nga liderët e grupit kriminal që kryente grabitjen dhe transportin e parave të bankave të nivelit të dytë.
I akuzuari, u arrestua në shtetin grek ku dhe ka qëndruar i burgosur në burgun e Trikallas, deri në momentin kur ai u arratis.
Shkaku për të cilin gjykimi i Admir Nikajt u shty, janë bërë disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë kësaj periudhe, Gjykata kërkon që brenda 1 viti, Prokuroria dhe Policia, të arrestojnë Muratajn, teksa ai është në kërkim.
Në grabitje merrnin pjesë 7 individë, ku një prej tyre është dhe vëllai i Muratajt, Aleksandër Murataj, i cili pretendon se është i pafajshëm.
Ky i fundit së bashku me shtetasit e tjerë të përfshirë në krim, janë në proces gjykimi.
Kujtojmë se grupi akuzohet se ka kryer të paktën tri grabitje të bujshme bankash dhe në total mund të ketë grabitur 7 milionë euro.
Grabitja e parë është realizuar më 3 dhjetor të vitit 2015, në segmentin Qafë-Kashar-Rinas ku transportohej një shumë e konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë.
Grabitja e dytë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2017, po në rrugën e Rinasit.
Ndërsa grabitja e tretë ka ndodhur më 13 shkurt në një bankë në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku u vodh një tjetër sasi e konsiderueshme parash.