MENU
klinika

Është e vërtetuar!

Infeksione t’rënda të syrit deri në verbim/ Mos përdor më…

26.09.2018 - 20:40

Mjekët britanikë paralajmërojnë se personat që përdorin lente kontakti duhet të jenë vazhdimisht të kujdesshëm pasi mund të kenë infeksion të syrit që mund të çojë deri në verbim. Në Anglinë Juglindore, rastet e infeksionit janë trefishuar që nga viti 2011.

Sëmundja lidhet zakonisht me higjienën e dobët gjatë përdorimit të lenteve të kontaktit. Infeksioni bën të mundur që një mikrob i vogël të dëmtojë një qelizë të syrit duke shkaktuar keratitin bakterial. Sapo syri është i infektuar, ajo shkakton një kornea të dhimbshme dhe të përflakur për shkak të këtij mikroorganizmi i cili formon kiste.

“Por ajo që është më e rëndë është fakti që një në çdo katër njerëz të infektuar, sëmundja rezulton me humbjen e shumicës së vizionit ose verbërisë së tyre dhe këta pacientë duhet që ata të përballen me një trajtim të zgjatur”, tha ekipi i mjekëve.

Ka patur disa shpërthime në SHBA, kryesisht nga dezinfektimi jo i duhur i lenteve të kontaktit”, tha Dr. Jules Winokur, i cili punon në Spitalin Lenox Hill në New York City.

Në praktikën klinike, ne shohim raste të ‘acanthamoeba’ në baza të rregullta“, tha ai.

Më shpesh, këto raste janë të pranishme te pacientët që mbajnë lente kontakti dhe që janë të ekspozuar ndaj ujit të ndotur, të cilat mund të jenë nga pishinat, parqet ujore apo edhe dushet në shtëpi”.

Trajtimi i ‘acanthamoeba’ mund të zgjasë dhe të jetë i vështirë,” shpjegoi Winokur. “Medikamente toksike madje edhe transplantimi i kornesë mund të jenë trajtime të domosdoshme”.

Studimi britanik u drejtua nga Dr. John Dart, nga Instituti i Oftalmologjisë i Universitetit të Londrës. Ekipi i tij mblodhi të dhëna për pacientët e parë që nga viti 1985 deri në vitin 2016 në spitalin e syve të Moorfields. Ata gjetën një rritje në rastet e sëmundjes nga 8 -10 në vit që shihej në vitet 2000 -2003, në 36- 65 raste në vit më shumë kohët e fundit.

Kështu është parë që gati 25% e atyre personave që janë të detyruar të bëjnë transplant të kornesë kanë pasur pikërisht infeksione të rënda nga përdorimi jo i rregullt i lenteve të kontaktit.

Ekipi i mjekëve gjithashtu bëri një studim të dytë, këtë herë në njerëz që mbanin lente kontakti të përditshme. Studimi krahasoi ato 63 të diagnostikuar me Keratitis Acanthamoeba me 213 njerëz që shkuan në spitalin e syrit për ndonjë arsye tjetër.

Grupi i Dart-it gjeti se rreziku i zhvillimit të sëmundjes ishte më shumë se tre herë më i madh tek njerëzit me higjienë të dobët të kontaktit.

Studimi zbuloi se përveç kësaj, njerëzit që mbanin lentet e kontaktit në pishina, ishin gjithashtu në rrezik, siç ishin ata që lanin fytyrën ndërsa mbanin lentet e tyre të kontaktit.

“Njerëzit që mbajnë lente kontakti të ripërdorshme duhet të sigurohen që të lajnë dhe t’i thajnë duart e tyre plotësisht përpara se të vendosin lentet e kontaktit dhe të shmangin përdorimin e tyre gjatë notimit, larjes së fytyrës ose larjes në dush”, tha Dart.

Lentet ditore të disponueshme, të cilat eliminojnë nevojën e përdorimit për një kohë të gjatë të lenteve të kontaktit, mund të jenë më të sigurta dhe tani po analizojmë të dhënat tona për të përcaktuar faktorët e rrezikut për këto,” shtoi ai në një diskutim për këtë problem që u mbajt në një konferencë të universitetit.

Dart theksoi se “ky infeksion është ende mjaft i rrallë, zakonisht prek më pak se 3 në 100,000 përdorues të lente kontaktit në vit në Anglinë Juglindore”. “Kjo rritje e rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve të kontaktit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet”, shtoi ai.

Masat parandaluese përfshijnë:

-Larjen e duarve me sapun dhe ujë para prekjes së lenteve të kontaktit;
-Duhen dezinfektuar, pastruar dhe ruajtur lentet tuaja të kontaktit, duke mos përdorur asnjëherë ujë çezme për t’i pastruar ato;
-Heqjen e lenteve të kontaktit nga sytë para ekspozimeve në ujë, si noti apo dushi;
– Heqjen e lenteve të kontaktit menjëherë dhe konsultë me mjekun specialist për sytë nëse keni ndonjë dhimbje syri, ndjeshmëri ndaj dritës, sy të kuq ose ndryshime në shikim.

Studimi u botua më 21 shtator 2018 në Journal British of Ophthalmology.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN