MENU
klinika

Përcaktohet trupa gjykuese

Ish-kryeprokurorja Ina Rama rivlerëson prokurorin e shkarkuar

07.09.2018 - 16:44

Gentian Trenova, një tjetër prokuror që nuk kaloi sitën e vettingut, u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), në Qershorin e këtij viti.

Ish-prokurori Trenova, ka apeluar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit(KPA), ku ditën e sotme është hedhur edhe shorti për apelimin e këtij proçesi.

Trupi gjykues sipas njoftimit të KPA, do të kryesohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Njoftimi i plotë i KPA-së:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Gentian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova.

Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ina Rama

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci.

Gentian Trenova, u kthye në të akuzuar dhe si i dyshuar si nga KPK, por edhe ONM, për shkak të pasurisë dhe aftësive profesionale të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN