Gigi Hadid ishte e para që zbriti në pasarelë vite më parë, ndërsa më pas ka qenë edhe Bella, ajo që ka ndjekur rrugën e motrës së saj.
Vitet e fundit, ato janë bërë motrat më të kërkuara në botën e modës dhe njëkohësisht më të kërkuara. Java e Modës në Nju Jork arriti kulmin pikërisht kur 3 ditë më parë motrat Hadid, por edhe vëllai i tyre i vogël zbritën në pasarelë.
Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës, kur ishte edhe dita e fundit e Javës së Modës në Nju Jork, ishin sërish motrat Hadid ato që zbritën në pasarelë.
Ishte Rihanna që mes të tjerash zgjodhi edhe dy supermodelet të ishin pjesë e eventit të saj të organizuar “Savage x Fenty”.
Një mbyllje e magjishme e Javës së Modës me dy motrat që shkëlqyen gjatë gjithë kohës me kalimin e tyre në pasarelë, duke treguar elegancë dhe hijeshi.