Kur senatori John McCain i Arizonës ndërroi jetë para disa javësh, Doug Ducey, guvernatori i shtetit, u përball me një zgjedhje të vështirë.
Kush do të emërohej për të zëvendësuar McCain? Dhe a do ta mbante vendin deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020 apo do të ishte dikush që mund të mbante postin edhe më tepër?
Dy ditë pas varrimit të McCain, guvernatori vendosi për të parën, edhe pse zgjedhja e tij nuk dukej se do të ishte e tillë për një kohë të gjatë.
Më 4 shtator, Doug Ducey njoftoi emërimin e Jon Kyl, i cili përfaqësonte Arizonën në Senat për 18 vjet, si senator i shtetit të tij.
Në 2012 Kyl vendosi të mos kërkonte një mandat të katërt. Ai u bë mik i ngushtë i McCain.
Sipas ligjit të Arizonës, i emëruari mund të shërbejë deri në vitin 2020, kur një zgjedhje speciale do të mbahet për të plotësuar dy vitet e mbetura të mandatit të McCain.
Ndonëse Ducey tha se shpresonte ta bindte që të qëndronte më gjatë, Kyl tha se nuk dëshiron të ketë ndonjë angazhim përtej përfundimit të seancës së dytë të Kongresit të 115-të.
Çështja më aktuale përfshin konfirmimin e Brett Kavanaugh, i propozuar nga Presidenti Trump për të zëvendësuar Anthony Kennedy në Gjykatën Supreme.
Në korrik, Shtëpia e Bardhë caktoi Kyl për të shërbyer si një person, që do të udhëzonte Z. Kavanaugh. Me vetëm 51 republikanë në Senat, votimi i Z. Kyl mund të jetë i rëndësishëm për konfirmimin.
Në një konferencë për shtyp, guvernatori në mënyrë të përsëritur tha se zgjodhi Kyl sepse ai ishte personi më i mirë për këtë punë. Por ai nuk tha asgjë për faktin se ai e shihte konfirmimin e Kavanaugh si një nga detyrat më të rëndësishme të senatorit të ri.
Ducey njihet si një karakter i kujdesshëm. Zgjedhja nuk ka gjasa të nxisë ndonjë polemikë. Me zgjedhjen e Kyl, Ducey ka arritur të qetësojë fraksionet e ndryshme të Partisë Republikane.
Emërimi u vlerësua pothuajse universalisht nga republikanët, së bashku me vejushën e McCainit, Cindy dhe vajzën Meghan, duke fituar edhe miratimin Trump, i cili ka thënë në Twitter se Kyl do të jetë një “senator i jashtëzakonshëm”.
I pyetur për marrëdhënien e tij me presidentin, Kyl tha se ai nuk ka ndonjë marrëdhënie me të. “E kam takuar vetëm në një rast, disa muaj më parë” tha senatori i ri.
Gibson McKay, i cili ka punuar për fushatën e parë Senat të Kyl në vitin 1994 dhe për McCain në disa raste, tha se të dy kanë stile krejtësisht të ndryshme.
“Unë mendoj se nëse Jon Kyl nuk ishte dakord me presidentin e tanishëm, ai do ta shfaqte këtë. Por ndoshta në një mënyrë më të butë dhe më delikate se John McCain” tha ai.
Ducey tha me shaka se ai kishte marrë shumë këshilla, kryesisht të pakërkuara, për emërimin e senatorit të ri në selinë e McCain. Nëse ai nuk mund ta bindë Kyl për të përfunduar pjesën e mbetur të afatit, këshillat ka të ngjarë të fillojnë përsëri.
Vëzhguesit politikë kanë kaluar një vit duke u përpjekur të gjenin se cilin do të caktonte Ducey, dhe thashethemet filluan përsëri sapo Kyl deklaroi se koha e tij në Senat do të jetë e shkurtër.
Nga The Economist