MENU
klinika

Ora

Kosovë/ Seanca shtyhet për nesër

04.09.2018 - 20:35

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, do të vazhdojë nesër në ora 14:00.

Ishte kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se këtë kërkesë e ka paraqitur propozuesi i seancës, kryeministri Haradinaj.

“Sot kemi pasur kushte për të filluar seancën, në të njëjtën kohë kemi qenë në fazën e vendimarrjes për ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi shtyerje të seancës dhe seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00”, ka thënë Veseli.

Që nga ora 12 e 30 kur u tha se do të ketë pauzë prej 20 minutash, më nuk ka pasur vazhdim të seancës.

Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në 16:30, por si duket nuk pozita nuk ishte gati dhe u vendos që seanca të vazhdonte në orën 18 e 30, mirëpo nuk filloi as në atë kohë.

M.H

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat