Që prej lidhjes së tyre, ata janë bërë një nga çiftet më të përfolura dhe më të dashur të showbiz-it shqiptar.
E kemi fjalën për moderatoren Marina Vjollca dhe superylli i hip hopit, Getoar Selimi. Kulmi i vëmendjes mbi ta ra rreth një vit më parë, kur ata kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre me një ceremoni që mori një vëmendje mjaft të madhe.
Pas koncerteve të shumta gjatë sezonit të verës, është koha për pushime për Getoar Selimi, i cili është zhvendosur së bashku me Marinën në Kubë, në një nga destinacionet më atraktive turistike.
Dy yjet po shijojnë kohën në Kubën që njihet si një vend me shumë histori. Marina po shijon shumë aventurën e re, e po aq edhe Geasy. Dyshja kanë publikuar vazhdimisht foto nga destinacioni i fundit i tyre.