MENU
klinika

Moto GP, Aragon

Marquez fiton në shtëpi, titulli formalitet

23.09.2018 - 14:52

Kur mbeten edhe pesë gara nga fundi i kampionatit të Moto GP, titulli tashmë është vetëm një formalitet për pilotin e Honda-s, Marc Marquez, i cili ka triumfuar në garën e shtëpisë në Aragon, duke u shkëputur edhe më shumë nga Dovizioso, të cilin e la pas në vendin e dytë.

Në garën e shtëpisë, piloti spanjoll arriti të triumfojë pas një dueli “rrotë më rrotë” me rivalin e tij kryesor për titullin kampion, italianin Andrea Dovizioso.

Në podium u ngjit edhe një tjetër pilot italian, Andrea Iannone me Suzuki, që bëri një garë të mirë bashkë me shokun e tij të skuadërs Alex Rins, i katërti.

Për Marquez ky është suksesi i gjashtë në këtë Botëror, duke shkuar në 72 pikë avantazh karshi Dovizioso me 5 gara nga fundi. Vetëm vendi i tetë për Rossin, që vijon të zhgënjejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN