Justin Bieber nuk është më 16-vjeçari i vogël që i befasoi të gjithë me zërin e tij në hitet e para. Ai tashmë është rritur në karrierë, duke u bërë një nga yjet e muzikës, por edhe më tej.
Të paktën nga disa raportime të TMZ dhe foto të shkrepura së fundmi, Justin Bieber dyshohet se i ka dhënë fund beqarisë, duke e bërë zyrtare lidhjen e tij me modelen Hailey Baldwin.
Këngëtari, së bashku me të dashurën e tij, janë parë në gjykatë në një Gjykatë, e cila njihet për lëshimin e licencave martesore.
Dëshmitarët rrëfejnë për TMZ se dyshja ishte më e emocionuar se kurrë dhe se është dëgjuar teksa i ka thënë i përlotur të dashurës së tij Hailey Baldwin: “Zemër, mezi pres të martohem me ty”.
Megjithatë, ende nuk kemi një konfirmim nga ana e çiftit apo e personave pranë tyre.