02.09.2018 - 20:05
Një modele australiane, vetëm 20 vjeçe, është gjetur e pajetë në brigjet greke në një jaht luksoz që kushton plot 140 milionë dollarë.
Sinead McNamara punonte si pjesë e ekuipazhit të jahtit në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.
Jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda.
Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë të paqarta, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet ku dyshon për vrasje.