Aktorja e njohur britanike, Jacqueline Pearce ka humbur betejën me kancerin në mushkëri dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Pearce u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lancanshire. Ajo ishte e njohur për disa seri fantashkencë në BBC.
Miku i saj, John Ainsworth e kujtoi me disa fjalë prekëse duke thënë: “Ajo ishte e egër, shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, gjë që nuk e ndihmonte gjithmonë, por çdo njeri e kuptonte vendin e tij. Ajo pëlqente një gotë shampanjë dhe i pëlqente që të gjithë të kalonin mirë me të, dhe natyrisht ishte një aktore e shkëlqyer dhe të gjithë ata që kanë punuar me të, e kujtojnë me shumë dashuri“.
Ai shtoi se Jacqueline u diagnostikua me kancer para pak javësh dhe zgjodhi të merrte trajtime nga shtëpia.